Paciente: Të mos abortoj, për këtë kanë vendosur dy mjekë dhe një punëtor social

“Nuk mund të pajtohemi me faktin që disa mund të sjellin vendim në emrin tim, ndërkaq unë të mos kem të drejtë për të votuar, për votimet që prekin thellë në jetën time private dhe në intimitetin tim. Mendoj për përfaqësuesit të cilët i paguajmë, dhe marrin të drejtë për të vendosur për jetët tona se si do të jenë në vazhdim”, kështu është shprehur një nënë e cila ka marrë përgjigje negative nga komisioni i shkallës së dytë pranë Ministrisë për Shëndetësi, pas kërkesës për abort.

Ajo e ka paraqitur rastin në konferencën e sotme nacionale “Kufizimet ligjore për abort legal dhe të sigurt” në organizatën për Asociacion të edukim shëndetësor dhe hulumtime HERA.

V.I. ka kërkuar të mbetet anonime. Thotë që vendimin për të e ka sjellë mjeku për sterilitet dhe punëtor social të cilin asnjëherë se ka parë. Ka kërkuar që të bisedojë me anëtarët e Komisionit, por i është thënë se nuk janë në dispozicion, njofton A1on, transmeton raporter.

“Kur të dorëzoni kërkesë në shkallën e parë të komisionit, ju thonë se është vetëm formalitet dhe ju çojnë në shkallën e dytë. Atje përballoheni me shok. Komisioni i shkallës së dytë përbëhet nga dy mjekë dhe një punëtor social. Ju nuk i shihni, mundet që qëndrojnë në kafiteri dhe nga atje nënshkruajnë dokumente me të cilat ua vulosin fatin. Për tre dit, kam marrë përgjigje negative. Edhe sot e kësaj dite e pyes veten se ai punëtori social prej kujt ka marrë këshillë që u takua me mua. Atë nuk mundem ta shpjegojë.  E mjerueshme, por edhe për deputetët të cilët kur e kanë sjellë ligjin nuk i kanë folur tre fjalë”, ka thënë ajo.

V.I. është njëra nga shumë gratë të cilat përballen me vështirësitë që ta realizojnë të drejtën e tyre të zgjedhjes, për shkak ë vendimit ligjor i cili është sjellë nga Parlamenti në korrik të vitit 2013. Para një kohe HERA e ka tërhequr vëmendjen për një rast kur gruaja me fetus të vdekur, ka pritur me ditë të tëra që të abortojë, për shkak të afatit që e parasheh dispozita ligjore.

HERA, vlerëson se për asnjë intervenim mjekësor nuk është e nevojshme miratimi, ashtu siç kërkohet për abortin.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button