Aborti – i sigurt dhe i pasigurt

Çfarë janë abortet e sigurta? Çfarë janë abortet e pasigurta? Dhe kur kufizojmë qasjen ndaj abortit, qoftë në mënyrë legale apo ndryshe, dhe a e zvogëlon kjo numrin e aborteve? Në thelb, ekzistojnë dy mënyra me të cilat kjo ndërhyrje e thjeshtë e kujdesit mjekësor mund të bëhet në mënyrë të sigurt, apo përgjatë procedurave që mund ta kryejnë mjekët, motrat medicinale apo akusheret në një qendër lokale shëndetësore apo nëpërmjet barnave orale/pilulave. Këto barna janë studiuar me vite dhe kemi prova të forta për sigurinë e tyre, transmeton Panacea.

Rrallë herë shakktojnë efekte anësore serioze dhe të njëjtat nuk janë afatgjata dhe nuk ndikojnë në infertilitet. Kështu, në bazë të këtyre provave, tani më mundemi të themi se këto barna mund të sigurohen në mënyra të ndryshme: në një institucion ku punon një punonjës shëndetësorë, ose nëse jeni në fazën e hershme të shtatëzënisë suaj që i bie më pak se dymbëdhjetë javë, duke e menaxhuar kështu vetë procesin në shtëpi.

Bella, na përshkruaj abortet e pasigurta?

Pra, kushtet mbi të cilat unë përshkrova se si bëhen abortet e sigurta, mund të jenë edhe të rrezikshme, për shembull, nëse procedura kryhet nga një person i patrajnuar ose në rastin e pilulave, nëse nuk jemi të sigurt se ka qasje në barna cilësore. Jemi seriozisht të shqetësuar për problemin e barnave të falsifikuara dhe jo standarde. Ose nëse nuk keni qasje në informacion të saktë ose mbështetje rezervë nëse ju duhet apo dëshironi.

Por përtej kësaj, e mund të arrijmë tek metodat vërtetë të rrezikshme, tek metodat kur njerëzit përdorin të gjitha llojet e barnave të tjera, kimikateve, përzierjeve, ilaçeve bimore që merren në mënyrë orale, injektohen ose futen në vaginë. Në rastin më të mirë, disa prej tyre janë joefektive, të cilat më pas të njëjtat vonojnë qasjen tuaj në kujdesin efektiv, dhe në rastin më të keq këto mund të jenë me të vërtetë të rrezikshme madje edhe t’ju vrasin.
Kur kufizoni qasjen në atë pikë për të cilën gratë kanë nevojë për kujdes, konkretisht nuk po i trajtoni në të vërtetë arsyet themelore që i shtynë ato të kërkojnë kujdes në radhë të parë. Pra, jo, nuk ka asnjë provë që shkalla e abortit me të vërtetë ulet në situata të tilla. Dhe ajo që është në të vërtetë shqetësuese është ajo që ndodh realisht kur abortet që kryejmë i dërgojmë nga drejtimi i sigurt në atë të pasigurt.

Pabarazitë në qasjen e kujdesit por rriten. Dhe, sigurisht, disa gra dhe vajza preken më tepër se të tjera. Ne, gjithashtu, refuzojmë kujdesin për disa gra, dhe kjo në vetvete mund të jetë kërcënuese për jetën. Dhe ne gjithashtu i ekspozojmë ato ndaj rreziqeve të tjera, sepse kufizimet e qasjes kombinohen me ligje që kriminalizojnë gratë. Kjo do të thotë, gratë mund të gjobiten, të ndiqen penalisht, madje të burgosen vetëm për kërkimin e kujdesit shëndetësor.

Kjo nuk është e saktë. Por, sigurisht, ka mënyra për të zgjidhur këtë problem. Zgjidhjet janë të njohura shkencëtarisht. Ne duhet të sigurohemi që gratë dhe vajzat dhe të gjithë individët të kenë qasje në abortin e sigurt kur kanë nevojë për të. Por kjo duhet të jetë brenda një game gjithëpërfshirëse shërbimesh, planifikimi familjar dhe kontracepsioni për të ndihmuar në parandalimin e shtatzënisë së padëshiruar, edukimin seksual. Në fakt, i gjithë spektri i kujdesit gjithëpërfshirëse të shëndetit seksual dhe riprodhues. Kur e bëjmë këtë kur politikat tona fokusohen në nevojat e inidividëve, kur vendosim gratë dhe vajzat në qendër të vendimmarrjes sonë, kur kujdesemi për shëndetin e tyre, mund të eliminojmë problemin e abortit të pasigurt.

Qëndroni të sigurt, qëndroni të shëndetshëm dhe bazohuni në shkencë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button