Një person humbi jetën, një tjetër është lënduar rëndë në aksident trafiku në rrugën Ohër – Kërçovë

Një person humbi jetën, ndërsa një tjetër është lënduar rëndë në aksident trafikun që ka ndodhur dje në rrugën Ohër – Kërçovë, njofton Portalb.

Banorja e Ohrit M.S. në moshën 72-vjeçare e humbi jetën pasi automjeti me të cilin ka udhëtuar ka dalë nga rruga në afërsi të fshatit Gorenci.

Edhe pse ekipet mjekësore kanë tentuar t’u ndihmojnë të lënduarve, për fat të keq në rrugë drejt klinikave të Shkupit M.S. ka ndërruar jetë.

“Më 11.03.2023 në ora 15:15 në rrugën magjistrale A2 Ohër – Kërçovë tek fshati Gorenci, automjeti ‘honda’ me targa nga Ohri i drejtuar nga B.S.(69) nga Ohri ka dalë nga rruga. Pas aksidentit, shoferi B.S. dhe bashkëudhëtarja (72) nga Ohri janë dërguar në spitalin ‘Shën Erazmo’ ku nga mjeku u janë konstatuar lëndimet e rënda trupore, por gjatë transportit të bashkëudhëtares M.S. drejt Kompleksit të klinikave ‘Nëna Terezë’, ajo u është nënshtruar lëndimeve dhe nga mjeku i ndihmës së shpejtë mjekësore është konstatuar vdekje”, kumtoi SPB – Ohër.

Me urdhër të prokurorit publik ndaj trupit të viktimës do të kryhet autopsi, njoftuan nga SPB Ohër, prej nga shtojnë edhe se kanë kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button