Nuk ka burim, nuk ka emër dhe mbiemër, mirëpo ka propagandë

Tekstet e këtilla me teori të konspiracionit pothuajse janë praktikë e përditshme e këtij portali. Me këtë rast, asnjëherë nuk mbahet llogari që kjo të paketohet në mënyrë adekuate ose në ndonjë rubrikë që ka titull të tipit “besoni ose jo”. Mirëpo, përkundrazi, këto tekste gjithmonë janë kryesore, në rubrikën “lajme aktuale” dhe vazhdimisht të mbështetura në “Facebook”. Domethënë qëllimi i këtij teksti është të përhapë propagandë dhe aspak nuk kujdeset për gazetarinë ose standardet profesionale.

recenzija begalciLinku deri te artikulli origjinal: DËSHMI PREKËSE: Kalova një ditë me refugjatët! Ata nuk janë refugjatë t gjorë, por njerëz të dërguar ta shkatërrojnë Evropën!

Data dhe koha e publikimit: 19.09.2015

Data e recensionit: 23.09.2015

Recensues: Vllado Gjorçev

Të fillojmë me radhë.

Ky tekst nuk ka asnjë burim. Shihet se bëhet fjalë për tekst të përkthyes, me gjasë nga ndonjë medie kroate (tematika është për refugjatët që vijnë në Kroaci), mirëpo askund nuk thuhet se prej cilës medie është marrë artikulli.

Gjëja e dytë që i “vret sytë” është ajo se nuk përmendet emri i njeriut që e ka bërë reportazhin. A është ai gazetar? Apo ndonjë kalimtar rasti, i cili ka dërguar fotografi nga ngjarjet? Ndoshta është dikush nga shërbimet që merren me refugjatët në Kroaci? Teksti i ngjan reportazhit nga terreni, mirëpo nuk ka as lokacion, e as vend se ku është bërë. Në cilin vendkalim kufitar? A është bërë në stacionin hekurudhor? Në autostradë? Nuk përcaktohet në mënyrë të saktë.

Në fakt, teksti është një tregim që nuk ka as emër e as mbiemër. Ka vetëm një tezë – se refugjatët kanë ardhur në Evropë që të bëjnë ndonjë problem. Mirëpo, nuk ka asgjë konkrete nga kjo? Ku janë faktet për këtë? A ka anëtar të ndonjë organizate që është i përfshirë në këtë ujdurmë? Në tekst kjo nuk mund të shihet. Domethënëm, e gjithë teza bazohet në deklaratën e “raportuesit” anonim.

Teksti nuk mund të futet në mesin e artikujve të besueshëm, nuk ka burim dhe nuk është përmbajtësor.
Që ai të jetë i plotë, është dashur që së paku të ketë qasje kritike ndaj këtij “reportazhi” të përkthyer, për shkak se është i njëanshëm. Në të nuk janë theksuar vuajtjet e refugjatëve, të fëmijëve… Se i kanë lënë shtëpitë e tyre, paramendoni, nga një luftë e tmerrshme?! Ata nuk ikin nga bukuritë, e as, siç dëshiron të thotë teksti, me paramendim për prishjen e paqes në Evropë.

Ky është tekst që nuk ka asnjë kuptim. Nuk ka burim, nuk mund të konfirmohet se është i vërtetë dhe i besueshëm, nuk është përmbajtësor dhe prapa tij fshihen motive për sulm mbi migrantët dhe për krijimin e atmosferës në Maqedoni për përhapjen e urrejtjes ndaj tyre. Të gjitha këto momente, janë në kundërshtim me standardet gazetareske. Prandaj ky tekst nuk ka asnjë peshë gazetareske, por është vetëm letër që është shkruar me një qëllim – propagandë.

Lajme të ngjashme

Back to top button