RDK: Dera është e hapur për të gjithë ata që duan të bashkëpunojnë

Rilindja Demokratike Kombëtare mbajti mbledhje të rregullt të Kryesisë Qendrore ku u diskutua rreth shumë çështjeve që kanë të bëjnë me aktualitetin politik në vend, krizën e thellë politike, si dhe u diskutua rreth përgatitjeve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare si rezultat i krizës së thellë politike në vend.

“Në këtë mbledhje të Kryesisë Qendrore dominoi tema e krizës së thellë politike dhe situatës së përgjithshme në vend dhe u theksua se kjo krizë ka lënë dhe do të vazhdoj të lë pasoja të rënda për vendin dhe shoqërinë për një periudhë të gjatë kohore, pavarësisht se si do të përfundoj kjo krizë. Edhe në variantin më optimal të mundshëm, që vështirë se mund të arrihet, impakti i kësaj krize të thellë politike do të ndjehet për një periudhë të gjatë kohore për tërë shoqërinë e këtij vendi në përgjithësi”, thuhet në deklaratën e RDK-së.

Në lidhje me zgjedhjet e parakohshme parlamentare që janë paraparë të mbahen në prill të vitit të ardhshëm, Kryesia Qendrore e RDK-së mban qëndrim të prerë se këto zgjedhje do të varen nga suksesi ose mossuksesi i ndryshimeve të mëdha që duhet të ndodhin në kodin zgjedhor si pjesë e marrëveshjes së Përzhinos, dhe rekomandimeve të raportit Pribe. Në të njëjtën kohë, si përgatitje sa më e mirë për zgjedhjet e ardhshme, Kryesia Qendrore e RDK-së theksoi se dera është e hapur për të gjithë partitë politike dhe organizatat e ndryshme joqeveritare, që ti bashkëngjiten bashkëpunimit dy palësh tanimë të arritur mes RDK-së dhe LR-PDSH-së. Kryesia Qendrore gjithashtu  obligoi të gjitha degët në nivel nacional që të fillojnë me përgatitjet e nevojshme për zgjedhjet parlamentare të prillit të vitit të ardhshëm.

Lajme të ngjashme

Back to top button