Procesi i rishikimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit do të prezantohet të martën

Të martën, më 29 shtator, zëvendës kryeministri Musa Xhaferri, përfaqësues i Institutit Evropian të Paqes (EIP), Pieter Feith dhe shefja e Misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadorja Nina Suomalainen do të prezantojnë procesin e rishikimit aktual të Marrëveshjes kornizë të Ohrit (MKO).

Fokusi i “Rishikimit të MKO-së mbi Kohezionin Social” është vendosur në anti-diskriminimin, decentralizimin, arsimin, përfaqësimin e barabartë, përdorimin e gjuhëve dhe komuniteteve numerikisht më të vogla.

Më 1 shtator, qeveria nisi fazën e dytë të vlerësimit të zbatimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, proces ky që filloi në vitin 2012. Sekretariati për implementimin e marrëveshjes kornizë të Ohrit, me ndihmën dhe mbështetjen nga ana e Misionit të OSBE-së dhe Institutit Evropian të Paqes, koordinon punën e gjashtë grupeve punuese tematike me përfaqësues të ministrive dhe institucioneve përkatëse.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button