5 shenja që zbulojnë se keni gjetur të partnerin e ëndrrave tuaja

Kur dikë e doni keni durim ta dëgjoni, mirëpo vetëm biseda e dobishme dhe konstruktive me partnerin është vendimtare për vendosjen e marrëdhënies së mirë.

Lidhjet dashurore janë shumë të rëndësishme për shëndetin mendor. Është me rëndësi që të jenë “normale”, sepse përndryshe mund të vështirësojnë jetën. Për të qenë e sigurt në zgjedhjen tuaj, verifikoni se ç’është esenca e marrëdhënies cilësore ndërmjet mashkullit dhe femrës.

1. Gjërat i bëni ndaras
Kjo mund të duket pak e çuditshme, por është e vërtetë. T’i bëni gjërat ndaras dhe të mos keni problem me këtë është shenjë se jeni në një lidhje, madje të shëndoshë. Nëse për të gjitha vareni nga njëri-tjetri, lidhja juaj shpejt bëhet e varur.

2. Nuk e përulni njëri-tjetrin
Kjo s’duhet të jetë befasi, por nëse jeni në një lidhje të shëndoshë s’duhet të ndjeni gjithmonë nevojën të bëni komente qesharake se sa keq luan partneri, ta zëmë pingpong.

3. I besoni njëri-tjetrit
Besimi është shumë me rëndësi në çdo lidhje, por është shumë me rëndësi që t’i besoni personit me të cilin jeni në lidhje. Ju duhet të besoni se personi me të cilën do të kaloni kohë (ose edhe jetën) s’do t’ju lëndojë ose s’do t’ju zhgënjejë.

4. Të dy ndjeni se secili nga ju po bën mjaft
Ndjenja se ju po e mbani krejt lidhjen dhe se partneri juaj nuk po bën sa duhet mund të krijojë shumë fërkim.

5. Lidhja juaj funksionon jashtë shtratit
Në një lidhje serioze seksi rëndom është me rëndësi. Por, është shumë me rëndësi që seksi s’është e vetmja gjë që bën që lidhja juaj të funksionojë (nëse doni diçka më serioze). Mënyra më e mirë për t’iu shmangur kësaj është që ju dhe personi me të cilin jeni saktë të dini çfarë doni dhe ku po shkon lidhja juaj. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button