Të hahet vazhdimisht? Ja disa mënyra si ta shuash urinë

Të hahet vazhdimisht? Por ke frikë mos shëndoshesh më shumë se ç’duhet? Atëherë ndiq këto këshilla praktike dhe ke për të parë sesi mund ta shuash urinë. – Në vend të një pijeje me sheqer, zgjidhni më mirë një gotë qumësht të skremuar. – Ushqimet e ngurta ju ngopin më shumë.

Zgjidhini ato në vend të ushqimeve të lëngshme, si supat etj.

– Llogaritni që një vakt të zgjasë rreth 30 minuta. Hani ngadalë, lëvizni nëpër shtëpi dhe kafshatat bëjini më të vogla se zakonisht.

– Në listën e ushqimeve që mund t’ju ndihmojnë për ta frenuar oreksin tuaj dhe të ndjeheni më të ngopur janë: drithërat, fasulet dhe perimet.

– Shtoni perime të grira sipër makaronave.

– Para ngrënies, konsumoni një sallatë ose supë perimesh.

– Shto fasule sipër supave dhe gatesave të bëra me vezë. – Hani sa më shumë proteina në çdo kohë apo produkte të qumështit./Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button