Mancini: Nuk ndryshon asgjë, vazhdojmë rrugën tonë

Trajneri i Interit, Roberto Mancini menjëher pas përfundimit të ndeshjes Inter-Fiorentina ku neroazzurret pësuan disfat 4-1, është shprehur se penalltia dhe kartoni i kuq ndryshuan tërësisht rrjedhën e ndeshjes.

“Starti shumë i dobët ka ndikuar në lojë.Pas golave te Ilicic dhe dëbimit të Miranda, ndeshja përfundoi. Kemi filluar me tre sulmues, por pas 3-0 kemi ndryshuar sepse nuk kemi dashur të pranojmë më shumë gola”.

“Ka mbrëmje të tilla ku gjërat shkojnë keq, lojtarët nuk janë robot dhe me 10 lojtar ishte e pamundur. Në fraksionin e dytë u munduam të bëjmë diçka, por nuk shkoi. Gjithsesi tek ne nuk ndryshon asgjë, kjo është vetëm një ndeshje dhe une tashmë ua kam thënë shumë herë lojtarëve që kampionati është shumë i gjatë dhe duhet të përgaditemi për gjithçka. Këto gjëra ndodhin, nuk ka nevoj të dramatizohet asgjë”, tha Mancini pas përfundimit të ndeshjes.

Lajme të ngjashme

Back to top button