Rrëfenja nga kryeministri Rama

Kryeministri Rama vazhdon të befasojë  opinionin ndërkombëtar me rrëfenjat e tij për shembullin e harmonisë fetare  në Shqipëri dhe  multifetarizmin dhe kohezionin  në familjen e tij. Duke treguar qyfyre shqiptare të këtij lloji  Rama, dëshiron të promovojë  shembullin  familjes së tij, si eksperiencë pozitive mbi tolerancën fetare para ndërkombëtarëve në selinë e OKB-së. Sipas Ramës, qasja dhe vlerat e Shqipërisë ndaj fesë duhen marrë shembull për luftën ndaj ekstremizmit fetar. Kryeministri shqiptar po ashtu  tha, “duhet ta luftojmë terrorizmin duke pasur parasysh vlerat tona”. Duke folur për familjen e tij dhe besimin fetar ai tha, “Unë jam katolik ,gruaja ime është myslimane dhe fëmijët ortodoks .Ndërsa djali i sapo lindur  duhet të vendos vetë për besimin e tij”.

Kjo ishte çudia shqiptare rrëfyer nga  Rama gjatë prononcimit të tij në OKB. Me këtë shembull kryeministri, deshi të thotë se Shqipëria dhe shqiptarët  janë flamurtarë  të marrëdhënieve të shkëlqyera ndërfetare  në vend, si shembulli më i mirë  për  demokracinë dhe paqen në botë. Si shpesh në prononcimet e tij ai, flet edhe për marrëdhëniet mes fqinjëve në rajon kur thotë se, ” ne shqiptarët nuk duhet të shikojmë të kaluarën por të tashmen e përbashkët ballkanike “. Deklarata këto të një kryeministri  sharlatan, që nuk njeh apo nuk do të di qëndrimet e shteteve fqinje të rajonit që kanë ndaj shqiptarëve në përgjithësi.

Duket se Shlivovica në darkën e organizuar me rastin e vizitës së kryeministrit Rama në Beograd, vitit të  kaluar me kryeministrin serb Vuçiç, ka dehur përgjithmonë  Rama, duke u shprehur me superlativa për Serbinë  dhe serbët  në qendrat evropiane sa herë që ato përmenden ato për integrimet euroatlantike .Shqiptarët nga kryeministri Rama, prisnin të tjera qëndrime nga foltorja e OKB-së,  si  mbrojtës i interesave kombëtare dhe si  proklamues i bashkimit kombëtar  por, i tërë ai qëndrim në mbështetje të bashkimit kombëtar nuk ka qenë tjetër veç një blof. Ketë kartë të nacionalizmit e ka përdorur para Rama një tjetër kryeministër shqiptar, para se të vinte në pushtet përdori kartën e nacionalizmit dhe bashkimit kombëtar dhe pasi erdhi në pushtet u shmang nga zotimet e mëparshme. Ky ishte demagogu Sali Berisha. Për shqiptarët  e Maqedonisë Rama ,sugjeron respektimin dhe zbatimin e plotë të marrëveshjes së Ohrit. Me këtë ai kërkon të kthej shqiptarët në pikën zero, në vend që të kërkonte autoriteteve maqedonase barazinë e plotë të shqiptarëve  me maqedonasit  si elementë konstituiv shtet formues dhe të barabartë, Në të kundërtën do të përdorej vetoja shqiptare si  mjet bllokues  për anëtarësimin e saj në NATO. Ai zgjodhi groposjen e shqiptarëve  dhe kthim prapa në MO.

Anashkalimi dhe indiferenca e tij për marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Malit të Zi ,të nënshkruar me pëlqimin e të dyja palëve për gllabërimin dhe zhvatjen e mijëra hektarë territor në dëm të Kosovës  përbën akt të turpshëm tradhëtie. Njëkohësisht marrëveshja për “Zajednicën”, e nënshkruar nga udhëheqësit e Kosovës, Thaçi dhe Mustafa, përbën aktin e turpshëm të shitjes së  interesave kombëtare. Shmangia nga ana e Rama ,si kryeministër i gjithë shqiptarëve për ta  demaskuar  atë marrëveshje si antishqiptare që në fakt krijon shtet brenda shtetit të Kosovës,  i heq atij epitetin e “patriotit”! Dhe ja, nuk kishte si të ndodhte ndysh pasi premieri shqiptar, me  broçkullat për bashkim kombëtar kishte  tentuar të bëj më shumë  presionit ndaj BE-së, për të përshpejtuar anëtarësimin e Shqipërisë në gjirin e këtij organizmi se sa mbronte vijën e ashpër nacionaliste .

Rënia e  kalasë së pamposhtur të quajtur Lazarat, si qendër e kultivimit të lëndëve narkotike e ngritur qysh në kohën e sundimit të Sulltan Saliut, në vend që të çrrënjostë  këtë tregti të zezë nga territori shqiptar , përkundrazi  ajo u fuqizua më shumë, si rezultat i bashkëpunimit të pandërprerë të  bandave mafioze që  ngriti dhe lulëzoi dhjetëra “lazaratë” të tjerë në mbarë vendin. Kësisoj, kultivimi i këtyre lëndëve të ndaluara me ligj, vazhdon të  shpërndahet dhe transportohet  përmes rrugëve të ndryshme madje edhe përmes  avionëve drejt perëndimit, për t’i furnizuar me” ushqim të nevojshëm pacientët” e tyre narkomanë. Ndërkombëtarët dhe shqiptarët presin nga Rama  t’u thotë se si do ta luftonte korrupsionin dhe trafikun e lëndëve narkotike dhe jo  të hedh shashka për tolerancën fetare në Shqipëri .
Pikërisht tani, s’ka pse mburret Rama, për qëndrim kombëtar dhe për  tolerancën fetare, përderisa këtë tolerancë e ka shkelur rëndë me qëndrimet dhe veprimet  e tij kryepeshkopi grek Janullatos , i emëruar në këtë post që nga 1992  me ndërhyrje nga jashtë . Pra, tolerancën fetare ka shkelur kryeprifti antishqiptar Janullatos, duke kënduar meshën në gjuhën greke para syve të kryeministrit shqiptar. Kjo nuk është tolerancë fetare Rama, por ndërhyrje në punët e brendshme nga ana e  një klerik i huaj në Kishën Autoqefale Shqiptare dhe zyrtarizmit të një gjuhe të huaj, në meshat dhe ritualet  kishtare për ortodoksit shqiptar.

Kjo  nuk është tolerancë fetare Rama, por shkelje e statutit të KOSH-it të themeluar me mjaft mund dhe sakrifica nga Noli i madh! Thonë që burrat e gjatë janë zullapë e të përhënur dhe se vuajnë nga mania e të maturit. Gjatë takimeve  me bashkëbiseduesit e tyre ata provojnë se kush nga ata është më i gjatë se tjetri. Këtë eksperiencë e ka provuar dhe Rama në takimet e tij me kryeministrin serb Vuçiç dhe ka rezultuar më i gjatë, fakt që ka plotësuar manitë e Rama si më i gjati i kryeministrave të botës. Shqiptarët kanë nevojë për udhëheqës e kryeministra të aftë dhe atdhetarë për t’u bërë ballë sfidave të kohës .Sfida me të cilën do ballafaqohemi në rrugën e vështirë të bashkimit kombëtar.

Lajme të ngjashme

Back to top button