Martial vazhdon të befasoj në Premierligë

Sulmuesi i ri i Manchester Unitedit, Anthony Martial, është afër që të thyej rekorde të shumta për klubin e tij dhe Premierligë, nëse vazhdon me këtë paraqitje.

19 vjecari është duke i shijuar në maksimum këto 5 javët e para në Manchester ku deri më tani ka shënuar 3 gola në Premierligë dhe një në Capital One Cup.

Andaj, në duelin e ardhshëm kundër Sunderlandit të shtunën ai mund të bëhet futbollisti i parë i Unitedit që shënon në tri ndeshjet e tij të para në Premierligë. Luis Saha kishte shënuar në dy ndeshjet e para në Premierligë.

Lajme të ngjashme

Back to top button