Carovska: Heqja e Sindikatës multietnike për arsim me urdhër të liderit të LSM

“Ngjarjet e fundit në skenën e sindikatave në Maqedoni e shkatërrojnë organizimin sindikalist. Është në dëm të punëtorëve dhe të përpjekjeve për të drejtat e tyre. Goditja drejt lëvizjes sindikaliste, me heqjen e Sindikatës multietnike për arsim, vjen me urdhër të njeriut të parë të LSM (Lidhja e sindikatave të Maqedonisë)”, tha Mia Carovska, kryetarja e komisionit për punë dhe politikë sociale në LSDM.

“Zhivko Mitrevski është i njohur për opinionin si njeri që pushteti në ikje e mban me disa të ardhura zyrtare mujore. Vetëm për t’u bërë “Amin” ligjeve të dëmshme me të cilat u ndalohen të drejtat e punëtorëve dhe përkeqësohet pozita e tyre. Ky udhëheqës sindikate me pushteti ka dakorduar pagën minimale e cila prej vitit 2016 do të arrin 10.080 denarë, me ç’rast do ti lenë punëtorët në varfëri. Ky udhëheqës i sindikatës i ka bërë “amin” edhe ligjit për siguri gjatë punës, ku punëtorët pa sigurim punojnë në çfarëdo kushte kohore.”, tha Carovska.

Sipas Carovska-s, Ligji për marrëdhënie punë me çdo ndryshim dhe plotësim i kufizon të drejtat e punëtorëve, ndërsa i forcon të drejtat e punëdhënësve. Ajo ka shtuar se sindikata duhet të lirohet nga ndikimi i politikës dhe të sigurohet pavarësi e plotë e lëvizjeve sindikaliste./Portalb

 

Lajme të ngjashme

Back to top button