Disa ide gjeniale si ta përdorni lëvoren e bananes

Mos i hidhni më lëvoret e bananes, ato janë të shëndetshme dhe mund të përdoren.

  • Përdorni anën e brendshme të bananes për të shkëlqyer gjethet e luleve të shtëpisë. Jo vetëm që do të shkëlqejnë, por gjethet edhe do të mbrohen për shkak se lëvorja e bananes është pleh natyral dhe pesticid. Lëvorja e bananes është ideale për shkëlqim të madh, kurse pas lustrimit pastrojeni me një pecetë të fortë. Lëvorja e bananes përmban shumë kalium dhe antioksidantë të cilët e mbajnë lëkurën të butë dhe i mundëson një këndellje edhe më të shpejtë.
  • Nëse keni gërvishtje ose diçka të ngjashme vendosni mbi të lëvoren e bananes dhe do t’ju shërohet më shpejt.
  • Nëse ju pickon mushkonja, kjo lëvore do të qetësojë kruarjen, vetëm fërkojeni vendin e prekur.
  • Lëvoren mund edhe ta hani, vetëm se së pari ziejeni ose përziejeni me mikser! Për shkak të luteines e cila gjendet në masë të madhe në këtë lëvore, me konsumimin e këtij ushqimi sytë tuaj do të jenë të mbrojtur nga dëmtimi i shkaktuar nga ekspozimi ndaj rrezeve UV. Ziejeni lëvoren për 10 minuta dhe pini ujin, ose thjesht perziejeni në shtrydhësen e frutave dhe pini lëngun e përfituar.

Lajme të ngjashme

Back to top button