Banka Botërore: Maqedonia i zbaton mirë reformat

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Stavreski pas takimeve të djeshme në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe në Bankën Botërore deklaroi se gjendja me reformat në Maqedoni është vlerësuar pozitivisht, si më e volitshme nga vendet në rajon, ndërsa pritet edhe përmirësim i gjendjeve në vendet e BE-së që do të pasqyrohet pozitivisht edhe në Maqedoni.

“Inkurajuese për Maqedoninë është që vlerësimet për vendin tonë nga ana e FMN-së dhe Bankës Botërore janë më të volitshme në krahasim me cilindlo vend tjetër në rajon.

Përshëndetet ajo që u realizua si rritje ekonomike, si dhe zvogëlimi i papunësisë, kuptohet me qëllim që edhe më tej të ketë zvogëlim të saj. Që të ndodh kjo duhet të vazhdohet me përpjekjet për tërheqje të investimeve të huaja dhe pikërisht për këtë kemi folur me Bankën Botërore dhe kemi premtim nga ana e tyre se do të sigurojnë mbështetje financiare në kuadër të strategjisë të cilën e përgatit Banka Botërore për Maqedoninë, për periudhën e ardhshme trevjeçare”, deklaroi Stavreski.

Guvernatori i Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë, Dimitar Bogov dhe zëvendëskryeministri Starveski, pas takimeve me anëtarët e këshillit ekzekutiv të FMN-së dhe të Bankës Botërore dhe me përfaqësusit e këtyre dy organizatave të angazhuara për Maqeodninë, thanë se vlerësimi në Uashington është se Evropa përfundimisht del nga problemet ekonomike dhe se kjo do të ketë efekt pozitiv edhe mbi Maqedoninë.

“Kemi mjaft takime dhe e shfrytëzojmë çdo mundësi që t’i shprehim vizionet tona për ekonominë e Maqedonisë. Jemi të inkurajuar se përfundimisht ekonomia evropiane del nga recesioni, edhe pse ende jemi të kujdesshëm. Edhe këtu dominojnë këto tone, se ka më shumë optimizëm, por me kujdes. E gjithë kjo duhet me vëmendje të pasqyrohet në rritje të qëndrueshme të ekonomisë së Maqedonisë”, deklaroi guvernatori Bogov.

Elen Goldstin, drejtoreshë e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor tha se reformat e Maqedonisë avancohen mirë dhe se masat të cilat banka i planifikon për Maqedoninë janë që të shfrytëzohen më mirë reformat e zbatuara që të zvogëlohet papunësia.

Lajme të ngjashme

Back to top button