Gjendet trupi i pajetë i 82 vjeçarit në Tetovë

Është gjetur dje trupi i pajetë i 82 vjecarit Lazam Ahmeti nga fshati Pallcisht i Epërm. Ai që mbrëmë është paraqitur nga familja se kishte dalur për të mbledhur gështenja por nuk është kthyer.

Sipas informative të policisë së Tetovës, plaku 82 vjeçar, ditën e djeshme ishte nisur për të mbledhur gështenja në pyllin e afërm.
Pasi nuk ishte kthyer në shtëpi, 42 vjeçari I.A nga fshati Pallçishti i Epërm, mbrëmë ka njoftuar policinë se gjatë ditës nga shtëpia është larguar babai i tij Lazam Ahmeti 82 vjeçar, që të mbledh gështenja dhe nuk është kthyer sërish në shtëpi.

Pas paraqitjes së rastit policë të stacionit policor nga fshati Kamjan kanë shkuar në vendin e treguar nga familjarët dhe sot rreth orës 11.00 në vendin e quajtur “Xhemilov Dab” në atarrin e fshatit Pallçisht i Epërm është gjetur trupi i pajetë i Lazam Ahmeti 82 vjeçar.

Është kryer hetim ku kanë marrë pjesë gjykatësi hetues, prokurori public dhe mjeku nga mjekësia ligjore. Nga hetimet e bëra në trup nuk janë konstatuar gjurmë të dhunës. Me urdhër të gjykatësit hetues, trupi I është dhënë families.

Lajme të ngjashme

Back to top button