PPD ftesë për protestë në Tetovë

Partia për Prosperitet Demokratik ka sjellë vendim që të organizojë një tubim proteste në Tetovë në javët që vijnë ku temë do të jenë:

-mungesa e   ujit të pijes  për qytetin e  Tetovës,

-Helmimi i qytetarëve me gazrat vdekjeprurëse të “Jugohrom”-it,

-Helmimi nga gazrat me rastin e riaktiivizimit të deponisë në Tetovë.

PPD , u bën thirrje të gjithve që të jenë pjesë e këtij manifestimi, dhe atë: me bashkëveprim, ose me përkrahje.

“Uji i kulluar dhe i bollshëm si dhe ajri i pastër nuk kanë ngjyrë politike, ato janë shuarja e etjes dhe frymëmarrja e çdokujt”, thuhet në njoftimin e PPD-së

Lajme të ngjashme

Back to top button