Kumanovë: U mbajt manifestimi tradicional i Kurban Bajramit

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Shoqata Edukative Vllaznia nga Kumanova organizoi manifestimin tradicional të Bajramit, ku morën pjesë me qindra fëmijë dhe prindërit e tyre.
Programi u mbajt në Pallatin e Kulturës në Kumanovë, ku të pranishmit patën rastin të ndjekin një program të përgatitur nga nxënësit që vijojnë mësimet në Shkollën për edukim Jakup Asipi, që funksionon në kuadër të Shoqatës Vllaznia.

Programi fillimisht u hap me fjalën përshëndetëse të kryetarit të kësaj shoqate z.Milazim Mustafa, i cili i përshëndeti të pranishmit dhe ua uroi festën e Kurban Bajramit, njashtu duke iu uruar fëmijët që kanë kryer hatmen dhe duke i përgëzuar që gjithmonë të jenë në shoqërim me Fjalën e Zotit dhe me punë të mira. Në vazhdim ai uroi që festa e Bajramit t’i gjejë të lumtur të gjithë fëmijët e botës, dhe mos të ndodh që në jetërat e fëmijëve të jetë prezente dhuna, kërcënimi apo edhe privimi i jetës.

Pas tij fjalën përshëndetëse e mori musafiri nga Turqia z.Tahir Ekinallan i cili falënderoi Sh.E.Vllaznia për këtë manifestim dhe punën që po e bën në të gjitha sferat.

Më pas programi vazhdoi me pikat e parapara nga vet fëmijët, ku kush paraqitej me recitimin e ndonjë poezie, me lexim Kurani, apo këndim të ilahieve, kurse në program nuk mungoi edhe pjesa argëtuese, ku nga organizatori ishte paraparë edhe prezenca e një palaçoje që përkujdsej për argëtimin e më të vegjëlve.

Me ilahi u prezantua edhe këngëtari i mirënjohur nga Kumanova, Avni Nebiu i cili fillimisht u paraqit me ilahinë Qabe moj, kurse në fund së bashku me fëmijët kënduan ilahinë “Në këto çaste të Bajramit”. Gjithashtu për nxënësit që me sukses e kanë kryer programin e Hatmes u ndanë diploma.

Në fund të programit, për të gjithë fëmijët e pranishëm nga ana e Sh.E.Vllaznia u shpërndanë dhurata.
Manifestimi i tillë është tradicional dhe sivjet u organizuar për të nëntën herë.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button