Digjet vetura e ish kryetarit të komunës së Prilepit (FOTO + VIDEO)

Mbrëmë është djegur vetura e ish kryetarit të komunës së Prilepit dhe kryetarit të degës së LSDM-së në Prilep, Sasho Pirganoski.

LSDM kërkon përgjegjësi nga policia e Prilepit dhe Ministria e Brendshme në një reagim të saj. “Në orët e para të mëngjesit është përfshirë nga zjarri vetura e ish kryetarit të komunës së Prilep, Sasho Pirganoski, nga dega e LSDM-së Prilep. Ne qëndrojmë pas anëtarit tonë dhe pas ish kryetarit të komunës së Prilepit. Shërbimi policor i stacionit në Prilep, është i obliguar që sa më shpejtë t’i gjejë organizatorët e kësaj vepre vandale. Presim zbardhje të shpejtë të këtij rasti, të mos ngelet dhe ky një rast si shumë raste të tjera të pazgjidhura në lidhje me veturat e djegura në Prilep”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

 

Foto Foto Foto

Lajme të ngjashme

Back to top button