SHBA-ja i përgjigjet Metës për CEZ-in: Hetimin duhet ta bëjnë shqiptarët

Ambasada Amerikane në Tiranë i është përgjigjur kërkesës së kryeparlamentarit Ilir Meta për një hetim amerikan mbi çështjen e CEZ-it.

SHBA-ja vlerëson se përgjegjës për hetimin e çështjeve që ndikojnë popullin shqiptar janë vetëm policia dhe prokuroria shqiptare.

Ndërkohë, ambasada amerikane thekson se Shtetet e Bashkuara i mbështesin institucionet ligjzbatuese në Shqipëri përmes ekspertëve të OPDAT-it.

“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin institucionet ligjzbatuese të Shqipërisë në përpjekje për të ngritur kapacitetet dhe efektshmërinë e tyre. Nëpërmjet zyrës së OPDAT-it, Ambasada ofron këshilla ekspertësh, promovon reforma dhe nxit veprime të ndjekjes penale kundër korrupsionit. Policia dhe prokurorët shqiptarë janë të vetmit përgjegjës për të drejtuar hetime në lidhje me çështje që ndikojnë popullin shqiptar dhe institucionet e tij”, deklaroi zëdhënësi i Ambasadës Amerikane, Rajan Roberts.

Lajme të ngjashme

Back to top button