Merkel: Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova – vende të sigurta

Kancelarja Angela Merkel, dhe guvernatorët e 16 shteteve të Gjermanisë, janë pajtuar për masat, që kanë për qëllim kufizimin e fluksit të migrantëve, ku përfshihet edhe shpallja e tre vendeve ballkanike, shtete “të sigurta” të origjinës dhe zvogëlimi i pagesave me para të gatshme për migrantët, që posa kanë arritur, transmeton REL.

Zonja Merkel tha mbrëmë se Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova, do të shpallen vende të sigurta, në kuadër të përpjekjeve për uljen e fluksit të njerëzve nga këto vende, që tashmë kanë arritur. Rrjedhimisht, azilkërkuesit nga këto vende mund të dëbohen dhe të kthehen në shtetet e tyre.

Qeveria federale e Gjermanisë ka premtuar ta bartë barrën më të madhe të fluksit të migrantëve, duke i ndihmuar autoritetet shtetërore dhe komunale.

Lajme të ngjashme

Back to top button