Përditësohet Samsung Galaxy S5 me Android 5.1.1 Lollipop

Samsung po sjell versionin më të fundit Android Lollipop 5.1.1 për aparatët celular Samsung Galaxy S5 mini. Personat e parë të cilët do të marrin përditësimin në celularët S5 mini do të jenë ata që jetojnë në SHBA.

Për të qënë më specifik modeli aktual që do të marrë përditësimin është SM-G800R4. Ky përditësim do të sjellë të gjitha përmirësimet e rëndësishme të sigurisë që përmban Android 5.1.1 dhe përmirësim në stabilitetin e sistemit. Për më tepër nuk do të ketë aplikacione të reja apo veçori të tjera të rëndësishem jashtë atyre që janë pjesë e sistemit Android të paraqitur, transmeton PCA.

Ky update aktualisht është bërë i disponueshëm për përdoruesit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe do të jetë së shpejti i disponueshëm për pjesën tjetër të përdoruesve.

Lajme të ngjashme

Back to top button