LSDM: Shqetësuese, Maqedonia ka humbur reputacionin në sferën e politikës së jashtme

Komisioni për politikë të jashtme të partisë opozitare LSDM, i udhëhequr nga Radmilla Sheqerinska, njofton se ka bërë analizë të situatës së politikës së jashtme të Maqedonisë në lidhje me realizimin e përcaktimeve strategjike të shtetit, transmeton Portalb.

“Është konstatuar përkeqësim i pozitës dhe reputacionit të Maqedonisë në këtë plan, nga viti në vit duke u izoluar si shtet dhe duke e rrezikuat integritetin, pavarësinë, sigurinë dhe zhvillimin e vendit. Fajtore është politika jo e qëndrueshme e jashtme e Qeverisë aktuale duke e margjinalizuar strukturën diplomatike në krijimin, koordinimin dhe realizimin e qëllimeve strategjike të integrimit të Maqedonisë në NATO dhe Bashkimin Evropian.” thuhet në kumtesën e LSDM-së, në të cilën shtohet se “Komisioni ynë ka përgatitur një Propozim-Strategji për politikën e jashtme të Maqedonisë me qëllim të modernizimit të strukturës diplomatike që sa më lehtë të kapërcehen sfidat në marrëdhëniet dinamike diplomatike”. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button