Të paktën 25 të vrarë nga një sulm kamikaz në një xhami në çastin e faljes së Bajramit

Ka shkuar në 25 numri i të vdekurve nga sulmi vetëvrasës në xhaminë Belili, në kryeqytetin e Jemenit, Sana, raporton Anadolu Agency (AA).

Ngjarja ka ndodhur në kohën kur besimtarët muslimanë ishin duke falur namazin e Kurban Bajramit, në xhaminë Belili e cila ndodhet në qendër të kryeqytetit të Jemenit.

Sipas informacioneve të marra nga Ministria e Shëndetësisë së këtij vendi, thuhet se bashkë me disa të plagosur të cilët humbën jetën gjatë mjekimit të tyre në spital numri i të vdekurve nga ky sulm ka arritur në 25. Ndërkohë theksohet se shumë të plagosur janë dërguar për mjekim në spitalet e kryeqytetit të këtij vendi.

Sulmi nuk është marrë akoma nga askush përsipër, ndërkohë që për shkak të gjendjes së rëndë të të plagosurve numri i të vdekurve nga ky sulm mund të rritet.

Lajme të ngjashme

Back to top button