Manifestimi qendror për Kurban Bajramin në Serbi u mbajt në xhaminë Bajrakli (FOTO)

Në Serbi, si në Sanxhak dhe Luginën e Preshevës mijëra besimtarë në më shumë se dyqind e pesëdhjetë xhami dhe faltore kanë falur namazin e Kurban Bajramit, raporton  Anadolu Agency (AA).

Manifestimi qendror në kryeqytetin e Serbisë u mbajt në xhaminë Bajrakli, ku një numër i madh i besimtarëve morën pjesë në ceremoninë e faljes së namazit, hytben e të cilit e drejtoi sekretari i Rijasetit të Bashkësisë Islame të Serbisë, Eldin ef. Ashqeriq.
Kurban Bajram ne Serbi, 2015 (2)

“Me mishin nga kurbani duhet të gostisim familjet, shokët dhe fqinjët, pavarësisht besimit të tyre, por nuk duhen harruar të varfrit” porositi Ashqeriq duke ftuar besimtarët të ndihmojnë refugjatëve në Beograd dhe në gjithë Serbinë.

Sot në stacionin e autobusëve në Beograd do të organizohet manifestimi tradicional “Sofra e Bajramit” në të cilin këtë vit kujdesi më i madh do të tregohet për fëmijët refugjatë nga Siria, Iraku, Afganistani etj.

Kurban Bajram ne Serbi, 2015 (3)

– Xhami të tejmbushura në Sanxhak-

Një numër i madh i muslimanëve të Sanxhakut, kryesisht të rinj, kanë marrë pjesë në namazin e Bajramit në qytetet Tutin, Sjenicë, Novi Varosh, Prijepolje dhe Priboj.

Në Sanxhak manifestimet qendrore janë mbajtur në Prijepolje, ndërsa namazi është drejtuar nga reisi i Serbisë, Adem ef. Zilkiq, dhe në “Arap Xhaminë” ku besimtarëve iu drejtua myftiu i Meshihatit të Sanxhakut, Muamer ef. Zukorlić.

Kurban Bajram ne Serbi, 2015 (4)

Në “Stamboll Xhaminë” në Novi Pazar myftiu i BFS-së, Hasib Suljeviq, duke folur për paraqitjen e ekstremizmit, iu bë thirrje besimtarëve që të edukojnë të rinjtë në frymën e tolerancës.

“Ai ekstremizëm dhe radikalizëm mund të përhapet përkundër veprave tona të mira, pa vullnetin tonë, dhe si i tillë është i rrezikshëm për vet ne” tha Suljeviq.

Tradicionalisht pas daljes nga xhamia muslimanët urojnë njëri-tjetrin për shëndet dhe vizitojnë të afërmit e tyre.

Kurban Bajram ne Serbi, 2015 (5)

Lajme të ngjashme

Back to top button