Thaçi: Partia e re do t’i humb pesë deputetë BDI-së

“Partia e re do t’i humb pesë deputetë BDI-së. Partia që kishte 19 tani ka 14 deputetët” deklaroi të mërkurën  për mediat lideri i PDSH-së Menduh Thaçi.

Ai thotë se për shqiptarët është e rëndësishme BDI të del në opozitë.

“Nëse BDI del në opozitë nuk do të thotë se PDSH do të fitojë, por se opozita shqiptare do të fitojë” shtoi Thaçi duke thënë se është herët të thuhet nëse do të bashkohet opozita.

Ai premtoi se secili që do të kontribuojë që BDI të bie nga pushteti do të jetë në ekipin që Thaçi do ta udhëheq më 24 prill të vitit të ardhshëm.

LEXO: Opozita me qëndrime të njëjta, mungon tryeza
LEXO: Adili: Partia e re e hapur për ata që punojnë në interes të popullit

Lajme të ngjashme

Back to top button