Xhaka e Shaqiri flasin për “Portalb”: Shqiptarë na përkrahni në Botëror

Dy futbollistët më të mirë të kombëtares zvicerane Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka kanë qenë të gatshëm që të prononcohen pas ndeshjes, duke thënë se kjo ka qenë një ndeshje shumë me vlerë dhe se shpresojnë që të kenë përkrahjen nga të gjithë shqiptarët për Botërorin “Brazili 2014”.

“Po ne erdhëm në Tiranë për të fituar, ashqu sikurse edhe Shqipëria që e deshti fitoren dhe ishte normale. Kam kujtime të mira nga Tirana dhe falenderoj fansat për gjithë mbështetjen e tyre, edhe pse nuk ishte edhe shumë e mirë, por ne jemi mësuar kështu edhe me Bayernin pasi qëshpesh na ndodhë të na fishkëllejnë.

Kam dashur që ne të ishim të parët e Shqipëria e dyta, por do shohim se çfarë kanë bërë kombëtaret e tjera. Besoj se në botëror gjithë shqiptarët do jenë me ne”, tha Xherdan Shaqiri në deklaratën e tij për Portalb.mk.

Edhe Xhaka pas ndeshjes kandarë kohë për gazetarët shqiptarëku mes tjerash ka thënë: “Derbi ishte shqiptarë. Ne ishim 6 dhe ata 11. Ishte ndeshje emocionale , por ne jemi në Brazil dhe shikuesit panë ndeshje të bukur. Momenti i himnit ishte emocional, ne kemi gjak shqiptar dhe doja ta këndoja himnin në fillim po më pastaj jo.

Megjithatë rastin nuk e kam humbur me qëllim. Në pyetjen tonë nëse ai ishte futbollisti që u gëzua më shumë në golin e shënuar nga Shaqiri, se vet autori, Xhaka tha se kjo më shumë është pytje politike dhe se ishte normale të gëzohet në golin e skuadrës së tij. “E kam patjetër të them se Shqipëria ka luajtur shumë futbolltë mirë sot, por ne shumë e kemi dëshiruar këtë fitore me çka edhe siguruam Brazilin”,ka thënë Xhaka. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button