Besimi dhe Crnadak: BE dhe NATO, prioritete të vendeve tona

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, përgjegjës për çështje Evropiane Fatmir Besimi sot realizoi takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Bosnjës dhe Hercegovinës Igor Crnadak.

Në takim u bisedua për ngjarjet e fundit në vend duke filluar nga arritja e marrëveshjes politike, zbatimi i draft planit të aktiviteteve për realizimin e reformave urgjente prioritare, Dialogu për Aderim në nivel të lartë i cili u realizua javën e kaluar në Shkup si dhe për brifingun lidhur me raportin e progresit për Republikën së Maqedonisë i cili u mbajt të Hënën në Bruksel.

Zëvendëskryeministri Besimi dhe Ministri Crnadak gjatë bisedimeve edhe njëherë i theksuan marrëdhëniet e mira bilaterale mes dy vendeve, bashkëpunimin rajonal dhe shprehën interes të përbashkët për përforcim dhe thellim të tyre përmes aktiviteteve dhe iniciativave konkrete.

Dy bashkëbiseduesit u dakorduan se integrimi në BE- dhe NATO i vendeve të Ballkanit Perëndimor, është i nevojshëm jo vetëm për bashkëpunim të thelluar në të gjitha fushat me interes të vendeve të rajonit, por edhe për mbështetjen e fuqishme të cilën e kanë në procesin reformues në shoqëritë tona, të cilat duhet të përshpejtohen.

Lajme të ngjashme

Back to top button