Organizatat e luftës kundërshtojnë ashpër vendimin për pensionet e veteranëve

Organizatat e dala nga lufta OVL UÇK, SHFD UÇK dhe SHIL UÇK, kanë reaguar lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për caktimin e shumës së pensioneve për veteranët e luftës.

“Pas vendimit të sotëm që u mor nga Qeveria e Republikës së Kosovës, e cila e tregoj papërgjegjësinë e radhës ndaj Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke përcaktuar shumën e pensionit prej 130 euro deri 170 euro, organizatat e dala nga Lufta e UÇK-së, nuk pajtohen kurrsesi me këtë ndarje në bazë të moshës, dhe do ta kundërshtojmë fuqishëm me demonstrata nëse kjo nuk korrigjohet shpejt nga ana e Qeverisë. Po ashtu kërkojmë të respektohet marrëveshja në mes neve dhe Qeverisë që pensionet për veteranët të merren në mënyrë retroaktive nga janari i vitit 2015 dhe me lartësinë 220 euro”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme

Back to top button