Si harxhohen paratë e Buxhetit në vitin 2015?

Shpenzimet e përgjithshme të Buxhetit në periudhën  prej janarit deri në qershor të vitit 2015 gjithsej janë 87.652 milionë denarë, apo 15.9% nga Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB), i cili është 5.2% më shumë në krahasim me vitin 2014, tregojnë të dhënat më të reja nga Ministria e Financave. Shpenzimet e tanishme me vlerë prej 80.042 milionë denarë janë rritur për 6.9% në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2014. Pjesëmarrje dominuese në  e shpenzimet e tanishme kanë transferimet të cilat janë me vlerë prej 56.721 milionë denarë apo 64.7% të shpenzimeve të përgjithshme.

Pagat dhe kompensimet janë realizuar me 12.124 milionë denarë, kështu që pjesëmarrja e tyre strukturore në shpenzimet e përgjithshme të Buxhetit është 13.8%, dhe në krahasim me vitin e kaluar është rritur për 5.7%. Shpenzimet për mallrat dhe shërbimet kapin vlerën 8.760 milionë denarë apo 9.99% të shpenzimeve të përgjithshme dhe në krahasim me periudhën e vitit të kaluar më shumë janë realizuar për 11.4%.

Transferet sociale kapin vlerën prej 40.668 milionë denarë dhe është vërejtur rritje prej 5.5% në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2014, dhe ka 46.4% pjesëmarrje në shpenzimet e përgjithshme. Transferet drejt Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor e zënë pjesën më të madhe të transferove sociale me 24.713 milionë denarë, apo me realizimin që është rritur për 4.00% në krahasim me vitin e kaluar, dhe ka pjesëmarrje prej 28% në shpenzimet e përgjithshme. Pjesëmarrja në kategorinë tjera transfere, në të cilat bëjnë pjesë transferet drejt njësive të qeverisjes lokale, në shpenzimet e përgjithshme ka pjesëmarrje 17.5%, apo ka pasur rritje prej 7.5% në krahasim me vitin 2014.

Bllok dotacionet për vetëqeverisjen lokale arrijnë me vlerë prej 7.343 milionë denarë, apo 2.4% më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Subvencionet janë realizuar me vlerë prej 7.141 milionë denarë apo 8.1% të shpenzimeve të përgjithshme, transmeton Emagazin.

Lajme të ngjashme

Back to top button