Qyteti i Shkupit ka sjellë vendim që automjetet të lëvizin me 50 km në orë

Këshilltarët e Qytetit të Shkupit të martën e kanë sjellë vendimin që miratohen përfundimet të cilat i kanë propozuar këshilltarët e LSDM-së, për qëllim të rritjes së sigurisë në komunikacion.

Ashtu siç ka informuar të martën në konferencën  për shtyp, koordinatori i grupit të këshilltarëve të LSDM-së, Damjan Mançevski, një pjesë nga propozimet janë: zvogëlim të shpejtësisë së automjeteve në 50km në orë, ndërtimi të mbikalimeve për këmbësorët, përmirësim të infrastrukturës për çiklistët dhe përmirësim të shenjave horizontale dhe vertikale të komunikacionit.

Nga grupi e këshilltarëve të LSDM-së kanë kërkuar informata edhe për atë se kush dhe çfarë do të ndërtojë në vendin ku tani gjenden zyrat e Qytetit të Shkupit, por siç thonë ata, informatë të tillë nuk kanë marrë.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button