Serbët të bindur se në Elbasan nuk do të ketë incidente

Në Federatën e Futbollit të Serbisë (FSS) janë të bindur se ndeshja eliminatore ndërmjet Shqipërisë e Serbisë do të kalojë pa incidente, shkruan sot “Koha Ditore“.

Kjo ndeshje luhet më 8 tetor në Elbasan dhe cilësohet si ndeshje e rrezikshmërisë së lartë. Por serbët, të paktën zyrtarisht, shprehen të bindur se në ndeshje nuk do të ketë ndonjë incident.

Organizimi për këtë ndeshje ka nisur javë më parë nga shteti i Shqipërisë dhe Federata Shqiptare e Futbollit.

Thirrjet për anim korrekt dhe sjellje dinjitoze në stadium vijnë nga të gjitha anët.

Që ndeshja të vlerësohet me rrezikshmëri të lartë ka ndikuar edhe fakti se takimi i parë ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë u ndërpre.

Lajme të ngjashme

Back to top button