Edhe gjatë ditës së sotme incidente në Al-Aksa

Një grup prej 140 kolonësh hebrenj, sot në mëngjes nën shoqërimin e ushtrisë izraelite, janë futur në xhaminë Al Aksa, në Jerusalemin Lindor, ndërsa muslimanët edhe sot kanë qasje të kufizuar në kompleksin, raporton Anadolu Agency (AA).

Drejtori i kompleksit Al Aksa, Omer Kisvani, ka thënë se kolonët hebrenj nën shoqërimin e policisë izraelite sot në mëngjes, kanë hyrë në oborrin e Al Aksa-së përmes në portat Al Magrib, ndërsa muslimanëve të moshës nën 40 vjeç deri në mesditë u është ndaluar hyrja në xhami.

Një grup palestinezësh janë mbledhur para hyrjes Silsil dhe kanë protestuar për shkak të hyrjes së hebrenjve në oborr.

Protoestuesit e mbledhur kanë kërkuar që Izraeli t’i japë fund shkeljes së të drejtave të muslimanëve për të pasur qasje në objektet fetare të kompleksit të Al Aksa.

Policia izraelite ka ndërmarrë masa shtesë të sigurisë, ndërsa disa protestues janë lënduar.

Për shkak të vitit të ri hebrenj “Rosh Hashan”, forcat izraelite të sigurisë gjatë javës së kaluar ndaluan hyrjen e muslimanëve në kompleksin dhe xhaminë Al Aksa. Ata kanë hyrë disa herë edhe me këpucë ushtarake në xhami duke dëmtuar enterierin e saj. Palestinezët u tubuan për të kundërshtuar këtë hap dhe hyrjen e hebrenjve në kompleks, ku policia intervenoi me gaz lotsjellës, plumba gome, ndërsa protestuesit janë kundërpërgjigjur me gurë dhe fishekzjarre.

Lajme të ngjashme

Back to top button