Angelina Jolie dëshiron të adoptojë fëmijë sirianë

Aktorja e famshme, Angelina Jolie ka shprehur dëshirën për të pasur një familje më të madhe, ndërsa kërkonte që të birësonte tre vëllezër sirianë. Kjo gjë është kundërshtuar nga bashkëshorti i saj Brad Pitt, duke thënë se do të ishte shumë e vështirë që fëmijët të përballeshin me këto ndryshime të papritura.

Aktorja hollivudiane raportohet të jetë takuar me tre vëllezër sirianë, të cilët kanë mbetur jetimë pasi babai i tyre ishte marrë nga ushtarët, ndërsa nëna kishte humbur jetën gjatë bombardimeve.

Angelina dhe Brad momentalisht janë prindër të 6 fëmijëve, ku 3 prej tyre janë biologjikë (Shiloh, Knox dhe Vivienne), ndërsa 3 janë të birësuar (Maddox, Pax dhe Zaharah).

Lajme të ngjashme

Back to top button