Hedhja e vezëve bëhet lajm ndërkombëtar, shkruan edhe BBC

Demonstrimi i partive opozitare gjatë seancës së Kuvend të Kosovës, duke hedhur ve në drejtim të kryeministrit Isa Mustafa është bërë lajm ndërkombëtar.

Këtë ngjarje e ka publikuar edhe mediumi prestigjioz britanik, BBC së bashku me videon ku paraqiten skenat e hedhjes së vezëve.

Në shkrimin e BBC-së thuhet se kryeministri i Kosovës Isa Mustafa është detyruar të largohet nga salla e Kuvend pasi partitë e gjuajtën atë me ve, transmeton lajmi.net.

Më tutje sqarohet se gjatë kësaj seance ishte planifikuar që kryeministri Mustafa të raportojë për marrëveshjet e arritur me Serbinë në dialogun e ndërmjetësuar nga BE. Ndërsa shkruan se partitë opozitare mendojnë se ky dialog është në dëm të Kosovës.

Lajme të ngjashme

Back to top button