Ky është virusi që është përhapur në App Store

App Store nuk është edhe aq e sigurt siç e kemi menduar.

Përderisa Apple vazhdimisht ka thënë se është duke e bërë sistemin iOS të paprekshëm nga viruset, hulumtuesit e sigurisë kohët e fundit kanë identifikuar disa aplikacione të pasigurta që përmbajnë viruse në App Store.

Virusi i quajtur ‘XcodeGhost’ ishte zbuluar për herë të parë nga hulumtuesit në Palo Alto Networks, të cilët i zbuluan aplikacionet e infektuara me të, transmeton lajmi.net.

Ky virus rrezikon disa informacione personale dhe pajisje, duke përfshirë Apple ID dhe fjalëkalimet e iCloud, përmbajtjet në pajisjet tuaja dhe më shumë.

Gjithashtu, kohët e fundit disa përdorues kanë raportuar probleme me App Store, ku thuhet se për të shkarkuar aplikacione që janë falas iu është kërkuar që të shënojnë të dhënat e kartës së kreditit për të bërë blerje.

Kështu, hulumtuesit thonë se Apple duhet të jetë e vëmendshme dhe të bëjë më shumë rreth sigurisë së pajisjeve të saj, pasi që viruset shumë lehtë tani kanë hyrë në App Store.

Lajme të ngjashme

Back to top button