Komuna Qendër: Qeveria i ka përvetësuar 15.136 m2 tokë ndërtimtare, nga “Qendra për Mafie Urbane”

Nga Komuna Qendërë thonë se gjendja është alarmante në lidhje me  uzurpimin e tokave nga ana e Qeverisë.

Vetëm për një javë, komuna e ka zbuluar rastin e tretë për përvetësimin e paligjshëm të tokës ndërtimtare, që sipas tyre, e kanë bërë me qëllim për realizimin e biznes interesave të tyre.

“Në rastin më të ri bëhet fjalë për një tokë atraktive në rrugën “Jordan Mijallkov”. Në fakt, kjo fshihet pas “ndërtim i interesit të veçantë”, në 21 korrik të këtij viti Qeveria ka sjellë vendim për uzurpimin e tokës dhe ndërtimin e objekteve banesore. Si në rastet e më para, nënshkrues të vendimit janë zv. Kryeministri Zoran Stavrevski. Në mënyrë identike si në rastin me tokën në Parkun e Qytetit te “PUIG”. Qeveria në vend të objekteve në interes të qytetarëve, planifikon ndërtime për interes të bizneseve të mafies urbane”, thuhet në deklaratën e Komunës Qendër.

Nga atje thonë që Qeveria deri më tani, me këto tre parcela, i ka përvetësuar saktësisht 15.136 m2 në Komunën Qendër, të cilat do të duheshin të përdoreshin për ndërtimin e banesave dhe komplekseve hotelierike.

Lajme të ngjashme

Back to top button