Njihuni me pica-mjeshtrin shqiptar që po i mahnit berlinasit (FOTO+VIDEO)

Dirseo Haxhaj apo siç është i njohur në profesionin e tij Toni Pizzaiolo, është mjeshtëri i picave shqiptar që me mënyrën e vet të gatimit të picave i mahnit të gjithë.

Bëhet fjalë për tiranasin që në vitin 1993 ka emigruar bashkë me familjen e tij për në Gjermani ku edhe sot e kësaj dite ende jeton atje. Në një prononcim për Portalb, ai na tregoi se me këtë profesion merret prej se ka ardhur në Gjermani.

Toni Pizzaiolo
Toni Pizzaiolo

“Kontakti im i parë me gastronominë ishte në moshën 18, vjeçarë ku fillimisht nisa të laj pjata në një restorant, më pastaj dalë ngadalë e mësova dhe profesionin e mjeshtrit të picave”, thotë Toni Pizzaiolo për Portalb, duke shtuar se ka punuar në shumë restorante, mirëpo tani punon në një restorant ku pronari është nga Shkupi.

Me qindra fotografi dhe video, Toni vazhdimisht i publikon në faqen e tij zyrtare në facebook. Puna që e bën ai ndonëse nuk është e lehtë mirëpo ai vlerëson se këtë e ka dhuratë nga Zoti.

Ai para katër viteve u shpërblye me çmimin e parë në një garë për mjeshtrin më të mirë të picave në Frankfurt, ndërkaq në pyetjen tonë se çfarë e bën karakteristike picën e tij ai tha “mbi të gjitha shija, pastaj është e lehtë në përbërjen e saj”.

“Nëse dëshiron të bësh diçka me punë arrihet, por më së pari duhet ta kesh dhuratë nga Zoti, unë këtë e punoj me zemër dhe gjithmonë kam pasur sukses”, thotë Toni për Portalb.

Lajme të ngjashme

Back to top button