Fatmir Dehari për Portalb: Reforma duhet të ketë por unë nuk jam në asnjë grupim

Fatmir Dehari kryetar i Kërçovës, emri i të cilit përmendet në media në mesin e “të rebeluarve në BDI” që do të krijojnë partinë “Uniteti” në një prononcim për Portalb thotë se reforma është një vlerë që kërkohet në çdo institucion dhe organizime politike, por që nuk është ai që do t’i diktojë këto reforma.

Për mua primare janë obligimet që i kam marr përpara qytetarëve për t’i realizuar. Kjo në esencë është puna ime, shprehet ai.

“Gjithmonë ka të kënaqur dhe të pakënaqur. Unë jam gjithmonë i frymës që të ketë tolerancë, mirëkuptim dhe mbështetje të njëri tjetrit” thotë për Portalb, Dehari.

Në pyetjen tonë se ai personalisht a është i kënaqur me politikat e BDI-së, Dehari thotë: “Gjithmonë duhet të shihet se ne mundemi të bëjmë më shumë, të i jepet përparësi njerëzve të ri, me mundësi më të mëdha”.

Ai hedh poshtë zëra se i përket njërit apo tjetrit grup, duke ritheksuar se ai është kryetar i qytetarëve të Kërçovës dhe për të me rëndësi është që të jetë sa më afër atyre që e kanë zgjedhur.

Deputeti i BDI-së Zylfi Adili-Qufa konfirmoi për Portalb se po krijon partinë “Uniteti” duke mos zbuluar emra tjerë të cilët do ta ndjekin atë. Ai thotë se në të do të jenë “persona të pastër dhe që nuk janë të korruptuar, qoftë nga BDI apo nga subjekte të tjera”.

LEXO: Adili: Partia e re e hapur për ata që punojnë në interes të popullit

LEXO: Procesi i vështirë i reformave në BDI /Portalb

 

Lajme të ngjashme

Back to top button