Mançesteri do ta kthej prap Januzajn

Mesfushori kosovar Adnan Januzaj është duke kaluar në një formë shumë të mirë tek skuadra gjermane Dortmund. Ai është duke treguar paraqitje shumë të mira duke u bërë lojtari kyç të ‘verdhezinjët’.

Pas huazimit për këtë stinor nga ekipi anglez Manchester United drejt Dortmund-it, Januzaj si duket ka gjetur veten në skuadrën gjermane duke krijuar raste të shumta shënimi.

Për këtë arsye janë shfaqur shumë mundësi që skuadra gjermane ta blejë krejtësisht shërbimet e futbollisti kosovar. Mirëpo më këto supozime nuk është pajtuar fare trajneri i Manchester United-it, duke theksuar se Januzaj do të rikthehet përsëri në “Old Trafford”.

Januzaj në ndeshjen e fundit ndaj Bayer Leverkusen-it, ishte më i mirë në formacionin e ekipit të Dortmundit, duke treguar edhe një herë se ai e meriton të jetë pjesë e formacionit bazë çdo ndeshje.
Adnan Januzaj ka kontratë me skuadrën angleze Manchester United edhe për tri vite të tjera.

Lajme të ngjashme

Back to top button