Arda Turan mundë të luajë për Barcën!?

Arda Turan mund të bëj një debutim befasues për Barcelonën, më shpejt seç mendohej, si pasojë e dëmtimit të pësuar nga mesfushori Rafinha. Drejtuesit e klubit katalanas kanë gjetur një klauzolë në dënimin që FIFA i ka dhënë për federimin e lojtarëve të rinj. FIFA i ka dënuar kampionët e Spanjës të regjistrojnë futbollistë deri në janar 2016, pasi kanë shkelur rregullat për blerjen e disa futbollistëve U-18.

Pavarësisht nga ky dënim, Barcelona mori Arda Turan nga Atletico Madrid dhe Aleix Vidal nga Sevilla gjatë merkatos së verës, pasi ra dakord me këta lojtarë se nuk do të luanin deri në janar 2016. Megjithatë, zyrtarisht dënimi i FIFA-s është mbyllur më 31 gusht, kësisoj pengesa e vetme për regjistrimin e lojtarëve të Barcelonës është se asnjë klub nuk mund të federojë lojtarë të rinj deri në janar 2016.

Megjithatë, Federata Spanjolle e Futbollit ka një rregull të veçantë që e lejon një klub të regjistrojë futbollist të rinj, nëse dikush dëmtohet për pesë apo gjashtë muaj. Javën e kaluar, mesfushori brazilian Rafinha këputi ligamentet e gjurit të djathtë dhe me siguri do të qëndrojë jashtë fushave të lojës deri në fund të muajit prill. Kjo do të thotë se Barcelona mund të federojë dikë tjetër për ta zëvendësuar.

Teorikisht, edhe dënimi i FIFA-s, ka një klauzolë që “i ngushëllon” klubet e dënuara të marrin lojtar të rinj në rastin e dëmtimeve të rënda si ai i Rafinha. Në këtë mënyrë avokatët e klubit katalanas kanë nisur menjëherë punën për të gjetur hapësirën e duhur për federimin e Ardan Turan gjatë ditëve të ardhshme. Sipas shtypit spanjoll, Turan mund të regjistrohet në La Liga dhe Kupën e Mbretit, por jo në Ligën e Kampioneve.

Lajme të ngjashme

Back to top button