Bushati: Marrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë, të rëndësishme për marrëdhëniet dypalëshe

Komisioni për Politikën e Jashtme në Kuvendin e Shqipërisë zhvilloi sot një seancë dëgjimore me ministrin e Punëve të Jashtme,  Ditmir Bushati mbi zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe ndikimi i tyre në rajon, raporton Anadolu Agency (AA).

Kyediplomati shqiptar në këtë seancë bëri një pasqyrim të gjerë të zhvillimeve në Kosovë. Sipas tij katër marrëveshjet e nënshkruara mes Kosovës dhe Serbisë më 25 gusht janë shumë të rëndësishme për marrëdhëniet dypalëshe, por që nuk kanë ndonjë impakt të drejtpërdrejtë me Shqipërinë.

Duke u ndalur te pika që ka të bëjë me krijimin e një bashkësie të përfaqësuesve lokal me minoritet serbë, i njohur si Asociacioni i komunave me shumicë serbe, Bushati u shpreh se: “Kjo nisëm krijon premisa që edhe vendet e tjera të Ballkanit të krijojnë bashkësitë e tyre tek minoritetet përkatëse, me qëllim që të forcohet zëri i minoritarëve. Pakicat serbe në Kosovë përmes këtyre bashkësive do të përfaqësohen edhe në pushtetin qendror. Do të kenë financim të pavarur. Gjithsesi kjo nisëm është në faza eksperimentale dhe ndërkombëtarët vlerësojnë se fillimisht duhet parë suksesi i saj dhe më pas përdorimi edhe në vende të tjera”.

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati komentoi dhe nismën e Qeverisë së Kosovës për krijimin e Gjykatës Speciale si dhe marrëveshjet e Kosovës me Malin e Zi për demarkacionin e kufiri.

Pas kësaj pasqyre të zhvillimeve të fundit politike në Kosovë dhe ndikimi i tyre në rajon nga ministri Bushati, fjalën e mori deputeti i PD-së, Aldo Bumçi.  Ai kritikoi politikën e ndjekur nga qeveria shqiptare në lidhje me marrëdhëniet me Kosovën. Deputeti demokrat u shpreh se Shqipëria është bërë shkaktare për barriera në bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve. “Qeveria shqiptare dështoi në Vjenë për të paraqitur projekte serioze në të mirë të dy vendeve. Qeveria shqiptare ka paraqitur marrëdhënie preferenciale me segmente të politikës në Kosovë, çka nuk është e shëndetshme për diplomacinë”, tha Bumçi.

Përkundër këtyre pretendimeve,Bushati sqaroi se Shqipëria dhe Kosova kanë paraqitur dy projekte mjaft të rëndësishme zhvillimore. “Projekti i gazit Adriatiko-Jonian dhe Korridori Blu, do ta kthejë Durrësin në portin hyrës të Ballkanit”, tha Bushati.

Në fund të kësaj seance Bushati mbajti një deklaratë për medait, ku duke iu referuar zhvillimeve për krizën e refugjatëve dhe raportimeve për ardhjen e tyre të mundshme në Shqipëri, u shpreh se nuk ka negociata, dhe as angazhim për këtë çështje.

Lajme të ngjashme

Back to top button