Netanyahu: Mes Rusisë dhe Izraelit ka një dialog që mbështetet në mirëkuptim të ndërsjellë

Kryeministri izraelit Benjanim Netanyahu ka pretenduar se Siria dhe Irani janë përpjekur të krijojnë “frontin e dytë” kundër Izraelit në lartësirat Golan, raporton Anadolu Agency (AA).

Netanyahu është ka realizuar një takim pune me Presidentin rus, Vladimir Putin në rezidencën presidenciale Novo-Ogarovo në afërsi të Moskës. Ai u shpreh se ndodhet në Moskë për të diskutuar rreth shqetësimeve në lidhje me zhvillimet në Lindjen e Mesme.

Kryeministri i Izraelit tha ndër të tjera se: “Ashtu siç e dini Irani dhe Siria po pajisin me armë moderne Hizbullahun i cili është kundër vendit tonë. Paralelisht bashkë më këtë Siria dhe Irani po përpiqen të krijojnë frontin e dytë terrorist kundër Izraelit në lartësirat Golan. Prandaj në këto kushte e gjeta të rëndësishme për të vlerësuar këtë çështje së bashku”.

Netanyahu duke vënë në dukje se mes Rusisë dhe Izraelit ka një dialog që mbështetet në mirëkuptim të ndërsjellë, ka theksuar se që të dy vendet kanë interes në sigurimin e stabilitetit në Lindjen e Mesme.

Ndërsa Presidenti rus Putin në përgjigje të shqetësimeve të Netanyahu-t tha se Siria nuk është në gjendje që të hapë një fron të dytë kundër Izraelit. Putin ka shtuar më tej se: “Përsa i përket Sirisë me aq sa kemi kuptuar dhe aq sa dimë ushtria siriane nuk është në gjendje të hapë një front të dytë, po përpiqen të mbrojnë integritetin territorial të vendit”.

Putin ka theksuar se Rusia është gjithmonë “përgjegjëse” e politikës së Lindjes së Mesme.

Lajme të ngjashme

Back to top button