Maqedonia feston 72 vjetorin e kryengritjes, Gruevski percjell urimet

Republika e Maqedonisë sot shënon 72 vjet nga fillimi i kryengritjes antifashiste të ushtrisë çlirimtare popullore.

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë do të ndahet çmimi shtetëror “11 Tetori” për vepër jetësore për vitin 2013, për realizime në sferën e shkencës dhe arsimit, kulturës dhe artit, gazetarisë dhe publicistikës.

Çmimi shtetëror “11 Tetori” për vepër jetësore në sferën e shkencës dhe arsimit do t’i ndahet prof.dr. Sërgjan Kerim, ekonomist dhe diplomat, ndërsa për vepër jetësore në sferën e kulturës dhe artit do t’i ndahet prof.mr. Reshat Ahmeti, artist figurativ.

Dragosllav Argirovski, gazetar dhe publicist, do ta marrë çmimin më të lartë për vepër jetësore në sferën e gazetarisë dhe publicistikës.

Me rastin e festës, shumë delegacione do të vendosin lule në përmendoret e heronjëve popullorë.

Shtatëdhjetë e dy vjetori i kryengritjes popullore të Maqedonisë u shënua mbrëmë me akademi solemne në Teatrin Popullor të Maqedonisë, në të cilin u drejtua presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov.

Lajme të ngjashme

Back to top button