Starton nesër TV21 në Maqedoni, Mustafa dhe Ivanovi në hapjen solemne?

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa nesërmbrëma do të jetë në Shkup, por ai nuk do të pritet nga ana e homologut nikoqir Nikola Gruevski. Mustafa do të marrë pjesë në hapjen e kanalit televiziv TV 21 Maqedoni, një ceremoni e organizuar nga ky televizion, shkruan INA. Sipas po të njëjtit burim, në këtë ceremoni është konfirmuar edhe prania e presidentit të vendit, Gjorgje Ivanov.
TV 21 ka qenë temë debati në disa media edhe për shkak se më parë ish-ministri i ekonomisë nga radhët e BDI-së, Valon Saraçini ishte paralajmëruar si drejtor i televizionit. Por ai kishte thënë se ka ndihmuar në realizimin e këtij projekti. Po ashtu në krye të këtij televizioni në cilësinë e kryeredaktorit do të jetë një familjar tjetër i familjes Saraçini, aktivisti i disa shoqatave civile dhe gazetari Petrit Saraçini, i njohur edhe si frontmen i grupit Amon Mra. Ky televizion do të transmetojë program përmes rrjeteve kabllore, por duke synuar mbulimin e gjithë territorit. Skema programore do të përfshijë edhe program në gjuhën maqedonase, kryesisht edicionet informative.
TV 21M

Lajme të ngjashme

Back to top button