Dy cilësitë themelore që sjellin sukses në jetë

Këto janë 2 cilësi pa të cilat suksesi do të mbetet vetëm ëndërr:

E para.. – Besimi në vetvete -Sikur të mos ndjeheni komod me veten (ashtu si jeni) dhe të mos i besoni vetes, mos pritni t’i besoni askujt dhe askush nuk do t’ju besojë juve. Gjithmonë do të jeni të dobët, të padobishëm dhe të paaftë në syrin e të tjerëve. Thjeshtë, vetëbesimi është virtyt mbi të cilin ndërtohet karakteri njerëzor, është diçka që vërehet, qoftë në dukjen apo të shprehurit tuaj. Andaj sa i përket kësaj çështjeje, duhet të ngulitemi me të dyja këmbët, me vendosmëri që së pari të kemi vetëbesim. Besoni ose jo, në momentin që arrijmë diçka të tillë, vetëm sa kemi bërë një hap drejt suksesit. Të jetë vetëbesimi, e të tjerat jemi të sigurt që i arrijmë, sepse ne besojmë dhe mjafton të besoni. Mos keni frikë të thoni “dua të jem i suksesshëm”.

E dyta.. – Guximi dhe vendosmëria -Kurrë nuk do të bëni asgjë, sikur të mos e merrni guximin për t’a menduar dhe prapë nuk do të bëni asgjë, sikur të mos vendosni t’a bëni atë që keni guxuar t’a mendoni. Kështu që duhet të jeni të guximshëm dhe të vendosur në të njëjtën kohë.. Bëni plane dhe mos t’ju duket vetja i marrë, shkruani në një letër ato çka pretendoni dhe synoni për të arritur. Edhe do të realizoni ëndrrat tuaja! A ju duket e pamundur?! Jo s’ka pse ju duket ashtu. Ne po flasim tashmë për hapin e dytë, për t’a bërë këtë duhet t’a kemi kaluar të parin e që ishte “vetëbesimi”, pra qenka e mundur, sepse ne besojmë dhe ashtu do të bëhet.

Lajme të ngjashme

Back to top button