Mbahet në Stamboll mitingu “Miliona frymë, njëzëri kundër terrorizmit”

Në rajonin Yenikapi të Stambollit po mbahet mitingu “Miliona frymë, njëzëri kundër terrorizmit” me pjesëmarrjen e Presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan, Kryetarit të Kuvendit të Turqisë, Ismet Yilmaz dhe të Kryeministrit të vendit, Ahmet Davutoğlu, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas Kryeministrit Davutoğlu në platformën e Solidarizimit Civil të mitingut ka mbërritur edhe Presidenti Erdoğan i cili është përshëndetur nga të pranishmit në miting me flamujt pas njoftimit për ardhjen e tij.

Erdoğan ka qenë i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij, Emine Erdoğan të cilët janë pritur me entuziazëm nga pjesëmarrësit. Pasi janë ngjitur në podium Erdoğan ka përshëndetur qytetarët dhe më pas është kënduar himni.

– Shënimet nga sheshi i mitingut-

Qytetarët të cilët nisën të mblidheshin në sheshin e mitingut që në orët e drekës kanë hedhur slogane si “Martirët nuk vdesin, Atdheu nuk ndahet”, “Turku-Kurdi janë vëllezër, ato që bëjnë dallime janë të pa besë”.

Para ardhjes së Presidentit Erdoğan në shesh këngëtarë të njohur si Fatih Kısaparmak, İbrahim Tatlıses, dhe deputeti i Partisë AK në Stamboll dhe këngëtari Uğur Işılak kanë kënduar këngë, ku gjithashtu edhe Ibrahim Sadri ka recituar vargje të poezive nga poeti kombëtarë Mehmet Akif Ersoy.

Sipas protokollit kanë qenë të ulur familjarë të dëshmorëve dhe të veteranëve të luftës, ku dhe në anë të presidentit Erdoğan ishin ulur nëna dhe babai i prokurorit martir Mehmet Selim Kiraz.

Është vërejtur gjithashtu se Presidenti Erdoğan, Kryetari i Kuvendit të Turqisë, Ismet Yilmaz dhe Kryeministri Ahmet Davutoğlu mbanin një shall me ngjyrat e flamurit turk.

Lajme të ngjashme

Back to top button