Çdo ditë 300.000 vajza në botë janë të ekspozuara ndaj dhunës dhe sulmeve nëpër shkolla

Mbi 300.000 vajza në shkollat anembanë botës, për çdo ditë i nënshtrohen ngacmimeve nga më të ndryshmet, dhunës dhe sulmeve, shkruan Anadolu Agency (AA).

Duke përkujtuar se sulme të tilla ndodhin shpesh herë, organizata për promovimin e të drejtave të njeriut “Plan International” në Norvegji, jep një të dhënën se 62 milionë femra në nivel botëror braktisin shkollimin.

Pas dhunës së përjetuar në shkollë, këto femra vuajnë nga pasoja afatgjate në formë të traumës, mungesës së vetrespektit, detyrimit të abortojnë etj.

Për këto arsye organizata ka filluar fushatën “Prandaj jam Femër” si përkrahje për ato femra të cilat ngacmohen nëpër shkolla. Siç theksojnë nga kjo organizatë, fushata ka për qëllim që nëpërmjet rrjeteve sociale të publikojë fotografi dhe karikatura në të cilat shfaqet dhuna ndaj femrës nëpër shkolla.

Organizata në fjalë fton shtetet të miratojnë ligje për ndalesë të dhunës ndaj fëmijëve, me theks të veçantë ndaj femrës, në mënyrë që të krijohet një ambient i sigurt për shkollimin e tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button