Afera “Shishe” në materialet e prokurores Janeva
Edhe afera “shishe” është pjesë e materialeve që do t’i dorëzohen prokurores special publike Katica Janeva, shkruan gazeta “Slloboden Peçat”, transmeton Portalb. Sipas burimeve të gazetës, biseda audio, dokumente dhe transkripte të lidhura me aferën ku protagonist është Dushan Ognjanovski, vozitësi i Srgjan Kerim gjenden në materialin voluminoz me të cilën do të merret Janeva. Fakt ky që do të thotë se kandidati zyrtar i Qeverisë së Maqedonisë për Sekretar gjeneral pranë OKB-së do të mund të jetë nën hetim të prokurorit special, për shkak zbulimit të 750 mijë eurove nga Dogana e Republikës së Hungarisë, të fshehura në një në veturën zyrtare të Ognjanoskit.
Aferë është mbyllur pa u hapur hetim për ndonjërin nga protagonistët.
Për aferën opinioni u njoftua nga televizioni A1, më vitin 2010. Ngjarja ka ndodhur më vitin 2009. Vozitësi Ognanjovski ka kaluar me dënim prej 550 eurove nga autoritetet hungareze.
Opinioni kurrë nuk u njoftua parat e kujt ishin transportuar dhe për çfarë qëllimi.