Daçiq kërcënoi Musliun

Ish lideri politik i UÇPMB-së, Jonuz Musliu, i cili ishte pjesë e delegacionit të Luginës së Preshevës më Beograd, në takimin e djeshëm me kryeministrin serb, Ivica Daçiq, ka thënë se ky i fundit nuk është i interesuar t’i zgjidhë problemet e shqiptarëve të Luginës.

Musliu tha për gazetën epoka e re se Daçiqi gjatë takimit e ka kërcënuar atë, pasi ky ka kërkuar me ngulm zgjidhjen e statusit të shqiptarëve të luginës.

“Daçiqi e humbi kontrollin dhe kaloi në fazën e Millosheviqit. Ai më tha se ka forcë. Unë ia bëra me dije se, edhe pse jam në Qeverinë e Serbisë dhe në Beograd, mund të më arrestosh, por assesi të më frikësosh”, ka deklaruar Musliu, duke shtuar se pa praninë dhe monitorimin e ndërkombëtarëve takimet me Daçiqin nuk mund të kenë sukses.

Lajme të ngjashme

Back to top button