Edhe një shans për Kosovën në “Miss Universe”

U pohua prerë se Kosova dhe Shqipëria nuk do të jenë pjesë e “Miss Universe”. E kjo për faktin se Rusia nuk po e pranon pjesëmarrjen e vajzës nga Kosova në këtë eveniment.

Por, sipas fotografit të mirënjohur shqiptar, i cili njëherësh është edhe fotografi zyrtar i “Miss Universe”, Fadil Berisha, Kosova vazhdon të presë një përgjigje nga Rusia, për pjesëmarrjen e saj në këtë eveniment.

Kështu ka pohuar për Tribuna, Berisha, ndërsa ka bërë me dije se me kërkesë nga vendet tjera të botës, Kosova edhe njëherë do të dorëzojë pasaportën për marrjen e vizës.

Lajme të ngjashme

Back to top button